Variantet për koalicionin qeverisës në Preshevë sipas Bardh Avdiut

Sille si të duash, merre si të doni APN del fitues në çdo aspekt, në çdo formë, llogari – makinacion.

Tani janë formuar dy blloqe.
Bllokut të parë i takojnë gjithsej tri subjekte:
PDSH, PVD dhe LR, me totalin 21 këshilltarë.

Blloku tjetër, në total me 14 këshilltarë i takon subjektit politik – APN.

Duke i analizuar më hollësisht rrethanat e krijuara, ekzistojnë gjithësej tri variante për formimin dhe konstituimin e qeverisje lokale në komunën e Preshevës, të cilat opsione do ti listoj, analizoj dhe shtjelloj me radhë.

Varianti i parë
Ky variant konsiston të dërgon APN në opozitë, çka do të thotë se mënyra e krijuar i konvenon këtij subjekti politik, sepse prej tri të mirave është njëra pak më e mirë. Kjo e fundit vjen si rrjedhojë e konsumuari, harxhuari të bllokut të parë, kështu që me kalimin e kohës ata do ta hanë substancën përbërëse të bërthamës, konkretisht është gjuajtje e plumbave në shputat e këmbëve të tyre, derisa nga ana tjetër APN si mekanizëm vrojtues opozitar do të ngrit zërin ndaj padrejtësive, të cilat me siguri do t’u ngarkohen mbi supet qytetarëve. Kjo e fundit korrespondon edhe në reformimin, forcimin dhe konsolidimin e radhëve të saj në një stad/nivel më të lartë, që tërheq me vete simpatizantë të rinjë.
Konkretisht, është rezultat i ndarjes së votuesve në proporcion: 50% – 50%.

Varianti i dytë
APN në pozitë, me partnerin PDSH
(PVD dhe LR nuk vinë në shprehje).
Ky variantë është i përshtatshëm për APN-në, por pak më i përshtatshëm për subjektin e PDSH-së, meqë pushteti lokal do të udhëhiqet nga dy subjekte të mëdha, ku i pari, në këtë rast APN nuk ka detyrime ndaj këshilltarëve, kushtime/detyrime të tjera prej anash, sepse një pjesë dukshëm e madhe e tyre vetëm e kanë gjetur veten, por edhe janë ata që nuk e kanë të theksuar egoizmin, janë besnikë me një fjalë janë të përzgjedhurit(më të mirë nga të mirët), të pathyeshëm ndaj joshjeve karshi smirave, ndërsa unë do t’i emëroj: Këshilltarë Spartanë.

Varianti i tretë
Zgjedhje të reja, apo më mirë me thën gozhdë e fundit në arkivol për: PVD, PDSH dhe LR !
Votuesi në këtë rast, duke i parë rrethanat e krijuara, paaftësitë e tyre që kanë të vetmin target ndarje të pushtetit, egoizmet megalomane, makinacionet e ndyra politike..etj., qytetari i zakonshëm, ashtu i luhatur, i dëshpëruar dhe i mëdyshur definitiv do të frustohet(lexo rastin zgjedhjet në Kosovë) që ka si rezultat kthimin e shpinës.

Merre si të duash, ky është realiteti.
Bardh Avdiu.

Back to top button