Lajme

Pozita e krytarit të komunës, pikë e ndarjes mes PVD-së dhe PDSH-së

Takimet gati një muajshe ndermjet perfaqesuesve te PDSH-se, PVD-se dhe LR-se nuk sollen dicka konkrete ne raport me krijimin e qeverisjes lokale, shkruan Presheva.AL

Tani me mesohet edhe zyrtarisht se posti i kryetarit te komunes eshte shkak per mosarritje te nje rezultati dhe ndarje te pushtetit, pasi nga PDSH thone qe ky eshte post i padiskutueshem dhe me partite PVD dhe LR duhet te njohin parimet e demokracies dhe te rrespektojne fuqine e votes ne zgjedhjet e fundit.

Kryesia e PDSH-se ka leshura nje komunikate ku sqaron se pse nuk po mirren vesh me PVD-ne, LR-ne dhe UDSH-ne.

“Në këtë kontekst, funksioni i kryetarit të komunës në vazhdimin eventual të bisedimeve brenda bllokut PDSH, PVD dhe LR, për PDSH-në është i panegociueshëm sepse i takon partisë me fuqinë më të madhe politike brenda këtij blloku.
Ndarja e funskioneve në administratë komunale dhe pushtet lokal të kryhet sipas fuqisë politike brenda këtij blloku subjektesh PDSH, PVD, LR dhe UDSH, në mënyrë proporcionale.” thuhet ne komunikaten e PDSH-se”. thuhet ne reagimin e PDSH-se, percjell Presheva.AL

Nderkohe nga ana tjeter ka reaguar edhe Partia per Veprim Demokratik e qe komunikaten e PDSH-se e ka quajtur te ngutshme dhe te demshme, edhe pse kjo eshte parti e cila me cdo kusht kerkone postin e kryetarit te komunes se Presheves.

“Partia për Veprim Demokratik e vlerëson të ngutshme dhe të dëmshme kumtesën e fundit publike të Partisë Demokratike Shqiptare, lidhur me procesin e negociatave midis partive politike opozitare shqiptare, të cilat kanë fituar mandate në zgjedhjet e fundit të parakohshme lokale, në komunën e Preshevës”. thuhet ne reagimin e PVD-se, percjell Presheva.AL

Madje PVD i rikujton PDSH-se, se ne muajin gusht te viti 2020 e ka mbeshtetur nje parti e cila kishte vetem 3 keshilltar per postin e kryetarit te komunes.

“Pa e harruar jologjiken e argumentit të Partisë Demokratike Shqiptare mbi respektimin e fuqisë së votës elektorale, kur dihet se është Alternativa për Ndryshim, ajo që ka sot numrin më të madh të votave të fituara në zgjedhjet e fundit, apo edhe se PDSH, para pak muajsh, ka mbështetur me 11 mandate të certifikuara, z.Sami Salihu nga LR, për kryetar të Komunës së Preshevës, me 3 mandate të certifikuara”, thuhet ne reagimin e PVD-se, percjell Presheva.AL

Pas kesaj komunikate te PDSH-se, PVD ka vendosur qe nuk vazhdon me negiociatat me kete parti, ndersa PDSH per vazhdim te negociatave per koalicion i kerkon PVD-se dhe LR-se qe mos ta kerkojne postin e kryetarit te komunes.

“Pas këtij veprimi të Partisë Demokratike Shqiptare, Partia për Veprim Demokratik njofton publikun se nuk do të marrë pjesë tutje në negociata me PDSH-në, përderisa ajo nuk tërhiqet nga parimi i panegociueshmërisë në negociata”, thuhet ne reagimin e PVD-se, percjell Presheva.AL

Nga rezultatet preleminare me 28 mars, APN fitoi 14 ulse ne kuvendin e Presheves, e ndejkur nga PDSH e cila ka arritur ti siguroje 9, PVD-ja 7 ulse, Levizja per Reforma 5 ulse, Lista Serbe 2 vende dhe UDSH-ja e Naser Azirit ka arritur te hyje ne kuvend me 1 keshilltar, ndersa ADSH e Armend Aliut nuk ka arritur ta kaloje pragun dhe mbetet jasht kuvendit.

Related Articles

Back to top button