Lajme

PDSH-PVD-LR-UDSH në prag të formimit të koalicionit të gjerë qeverisës

Në bazë të informacioneve të siguruara nga terreni nga bisedimet që po zhvillohen larg syve të opinionit, nga partnerët e mundshëm të një koalicioni të gjerë qeverisës në komunën e Preshevës, portali ynë jozyrtarisht ka mësuar që subjektet politike PDSH-PVD-LR-UDSH janë në prag të arritjes së marrëveshjes koalicionare.

Arsyet e zgjatjes së gjithë këtij procesi të bisedimeve ndërlidhen kryesisht me ndarjen e posteve dhe pozitave në kuadër të pushtetit lokal të komunës së Preshevës, edhe pse asnjëri subjekt nuk i ka zhvilluar bisedimet në baza programore dhe strategjike për zhvillimin e komunës së Preshevës, e cila bën pjesë në grupin e komunave më të pazhvilluara në Serbi.

Siç mësohet nga burimeve brenda këtyre subjekteve, pjesë e bisedimeve direkte janë PVD dhe PDSH, të cilat kryesisht kanë pasur mospajtime për pozitën e kryetarit të komunës, ku Ragmi Mustafa i kishte propozuar Ardita Sinanit ndarjen e mandatit të kryetarit me rotacion nga dy vite secili, ku dy vitet e para postin e kryetarit të komunës do të mbajë Ardita Sinani, për të vazhduar eventualisht dy vitet e fundit Ragmi Mustafa.

Bisedimet rreth formimit të koalicionit janë duke u zhvilluar për këtë format:

PDSH me 9 këshilltarë:
– Zv kryetarin e komunës
– Zv kryeshefin e Administratës komunale
– Zv kryetarin e Kuvendit
– Drejtoratin e financave
– Shtëpinë e kulturës

PVD me 7 këshilltarë:
– Kryetarin e komunës
– Qendrën sportive
– NP Moravica

LR me 5 këshilltarë:
– Kryetarin e Kuvendit
– Sekretarin e Kuvendit
– Kryeshefin e Administratës komunale
– Fondin për infrastrukturë komunale
– Drejtoratin për urbanizëm
– Qendrën për punë sociale
– Bibliotekën

UDSH me 1 këshilltar:
– Fondin për qëllime humanitare

Siç mësohet akoma, Sami Salihu nuk është pjesë e bisedave direkte, pasi pozitat e siguara në kuadër të kësaj marrëveshjeje, ua ka dërguar me shkrim partnerëve të tij, përmes të cilave siguron rreth 50% të pozitave udhëheqëse dhe drejtoratet më të rëndësishme të komunës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button