Gazetarja Turke Kimet Kara viziton Tanën dhe therr një Kurban për shërimin e saj

Duke pasur parasysh shëndetin e rrezikuar të vogëlushes nga Presheva Tana Sabedini gazetarja turke  tani edhe mikja jonë Kimet Kara  gjatë qëndrimit të saj në komunën tone theri një kurban. Sipas saj,  betimi I dhënë për  therjen e kurban është bërë pikërisht në momentin e operacionit të vogëlushes që kishte qenë I rrezikuar me 50 % për jetë. Dhe tani falë zoti që është shëndoshë e mire ajo I vëri kusht vetës të vizitoj Tanën në vendlindjen e saj dh eta kryej fjalën e dhënë para Zotit. Ndërkaq, Qani Nalbani falënderoi edhe njëherë humanisten Kimet Kara e cila kontribuoi mjaft për të arritur tek shërimi I vogëlushes. Sipas zotit Nalbani Tana së shpejti do ti nënshtrohet edhe operacionit të dytë që do ti bëhet sërish falas.  Babai I Tanës, Burim Sabedini shprehet mjaft I kënaqur që falë kontributit të zotit Qani Nalbanit dhe zonjës Kimet Kara arriti që Tana ti nënshtrohet operacionit falas dhe të jetë pjesë e therjes së Kurbanit kushtuar vajzës së tij. Ky aksion humanitar është përshëndetur nga të gjithë qytetarët e komunës sonë. Ndërkaq babai I Tanës falënderon në veçanti gjithë ata që e ndihmuan shërimin e vajzës së tij.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button