Lajme

Përfaqësues nga ambasada e Britanisë së madhe vizitojnë komunën e Preshevës

Mbështetje nga Qeveria e Britanisë së Madhe. Këtë mesazh përkrahje dhe gatishmërie për dinamizimin e bashkëpunimit me pushtetin e ri komunal e morëm sot nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd, përkatësisht nga znj.Mia Marzuk, këshilltare e lartë për rajonin; z.Urosh Mamiq, zyrtar për projekte rajonale dhe z. Vlladan Avramoviq, këshilltar politik; në përfaqësinë diplomatike të qeverisë britanike në Serbi.

Në këtë takim kërkova mbështetjen e autoriteteve qeveritare britanike për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave, për zbatimin e tri marrëveshjeve shtetërore për Luginën e Preshevës dhe për rifillimin e dialogut bilateral për Luginën e Preshevës midis të zgjedhurve vendorë dhe qeverisë republikane, të cilin e ka bllokuar Beogradi zyrtar.

Bashkëbiseduam po ashtu për projektet lidhur me reformimin dhe digjitalizimin e administratës komunale, si dhe për zhvillimin e arsimit dhe të sektorit civil.

Related Articles

Back to top button