Lajme
99 refugjatë kapen në qendër të Beogradit, rikthehen në Preshevë
Anëtarët e Ministrisë së Brendshme gjetën refugjatë në qendër të Beogradit, të cilët u dërguan në Qendrën e Pritjes në Preshevë.
Veprimi u krye në territorin e komunave të Beogradit, Savski Venac, Stari Grad dhe Beogradin e Ri.
Përmes kontrolleve të rregullta të lëvizjes dhe qëndrimit të migrantëve, anëtarët e Ministrisë së Brendshme kujdesen për sigurinë personale dhe pasurore të qytetarëve të vendit tonë, por edhe të migrantëve, të cilëve do tu sigurohet respektimi i të gjitha të drejtave si kujdesi mjekësorë, ushqimi dhe akomodimi adekuat.