Lajme

Ardita Sinani akuzon Shqiprim Arifin për mos transparencë ndaj mediave serbe

Në një intervistë dhënë ditë më parë medias serbe “Danas”, Ardita Sinani drejtoi akuza të rënda ndaj pushtetit të Shqiprim Arifit për mungesë të bashkëpunimit dhe transparencës ndaj mediave serbe.

Ajo premtoi që do të bashkëpunojë me mediat serbe, siç dhe po e bën pas ardhjes së saj në krye të komunës së Preshevës.

Ajo gjithashtu theksoi për median serbe se për Preshevën do të jetë shumë e rëndësishme përkrahja e Beogradit.

“Në kohën e qeverisjes së partisë së Shqiprim Arifit, institucionet lokale ishin plotësisht të mbyllura për mediat, veçanërisht ato serbe. Arifi refuzoi çdo kontakt me gazetarët serbë. Me ndryshimin e qeverisë, ndryshimet vërehen edhe në këtë fushë.” shkruan gazeta serbe Danas.

Tutje vazhdon shkrimin dhe intervistën me kryetaren e Preshevësku thuhet: “Duke pranuar se kjo është deklarata e parë që ajo bënë për një media serbe. Në atë kontekst, bashkëbiseduesi deklaron se ky është hapi i parë për të rifilluar dialogun me autoritetet në Beograd në lidhje me “planin me 7 pika” për përmirësimin e statusit të shqiptarëve në tre komunat e Serbisë së Jugut.

Related Articles

Back to top button