Lajme

Vendoset – Të gjithë policët në Sërbi duhet të vaksinohen

Për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe për të krijuar imunitet kolektiv, Ministria e Brendshme vendosi që të gjithë anëtarët e Policisë duhet të vaksinohen kundër virusit kovid 19.

Duke pasur parasysh punën e policëve dhe kontaktin e vazhdueshëm me qytetarët, është e nevojshme që të gjithë anëtarët e Policisë, përveç atyre për të cilët vaksinimi nuk është i mundur për shkak të shëndetit, të vaksinohen.

Ju kujtojmë se vaksinimi kundër virusit kovid 19 është një masë e rekomanduar nga të gjithë faktorët relevant si nga Shtabi i Krizave për Parandalimin dhe Supresionin e Sëmundjes Infektive Kovid 19, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë “Dr Milan Jovanoviq Batut”.

Gjithashtu, kujtojmë se të punësuarit janë të detyruar që, në përputhje me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, të zbatojnë të gjitha masat parandaluese të sigurisë dhe shëndetit në punë, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre, si dhe shëndetin e punonjësve të tjerë.

Related Articles

Back to top button