Lajme

Maqedonia drejt heqjes së maskës në Qershor

Maqedonia e Veriut pritet që duke filluar nga data 1 qershor të vendosë heqjen e masës së detyrimit për të mbajtur maskat në ambientet e hapura.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se bazuar te informacionet nga ekspertët që marrin vendimin, Shkupi do të vendosë heqjen e detyrimit për maskën.

Ashtu si në Shqipëri edhe në Maqedoni në muajin e fundit situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm.

Edhe në Shqipëri pritet që në fillim të qershorit të shfuqizohet vendimi për mbajtjen e maskës me detyrim në ambientet e jashtme.

Related Articles

Back to top button