Lajme

Regjistrimi i të vaksinuarve për 3,000 RSD fillon nesër: Tri gjëra të nevojshme për të marrë parat

Deri më sot, të gjithë qytetarët e Serbisë që marrin edhe dozën e parë të vaksinës në Serbi kanë të drejtë për ndihmë financiare nga shteti në vlerë prej 3,000 dinarë.

Aplikimi për këtë ndihmë financiare fillon nesër. Dita e fundit për regjistrim është 15 qershor, dhe shteti do të paguajë paratë në llogaritë e qytetarëve në banka në periudhën nga 12 deri në 20 qershor.

Nëse deri sot jeni vaksinuar të paktën me një dozë të ndonjërës prej vaksinave të disponueshme në Serbi, ju keni të drejtë për të aplikuar për 3000 dinarë. Prandaj, kushdo që vaksinohet pas kësaj date nuk ka të drejtë të aplikoj për këtë ndihmë.

Sa i përket aplikimit, procedura është organizua në të njëjtën mënyrë siç keni aplikuar për 60 euro këtë vit dhe për 100 euro vitin e kaluar.

Regjistrimi do të jetë i mundur në dy mënyra: përmes faqes në internet dhe me telefon, në numrin e telefonit që do të publikohet në prag të 1 qershorit, kur fillon aplikimi.

Pra, për aplikimin për 3,000 dinarë, ju duhen: Nunri personal, numri i leternjoftimit dhe emri i bankës ku keni një llogari. Nëse nuk keni një llogari bankare, duhet të tregoni vetëm emrin e bankës në aplikacion dhe llogaria do të hapet automatikisht.

Jo të gjithë duhet të regjistrohen

Qytetarët që marrin ndihmë sociale, si dhe pensionistët, nuk do të duhet të regjistrohen. Të gjithë të tjerët detyrohen të regjistrohen. Është e rëndësishme të theksohet se të gjithë qytetarët mbi moshën 16 vjeç kanë të drejtë në 3,000 dinarë shtesë nëse janë vaksinuar.

Për ti marrë këto para, nuk ka rëndësi se cilën vaksinë keni marrë, nga 4 vaksinat që janë në dispozicion në Sërbi, përkatësisht vaksinat e prodhuara nga Sinofarm, Fajzer, Astra Zeneka dhe Sputnik V. Informacion mbi vaksinën e marrë, si dhe datën e vaksinimit, qytetarët nuk do të duhet të bëjnë në aplikim.

Related Articles

Back to top button