Lajme
Komisionerët e zgjedhjeve në Preshevë nesër i marrin parat
Nga dita e nesërme fillon kompensimi i komisionerëve të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Preshevës.
Ndryshe nga praktika e deritanishme, ku afër 500 anëtarë të këshillave votuese ishin lënë pas dore nga qeverisja e kaluar lokale, tash secili anëtar do të kompensohet.
Shprehim mirënjohjen tonë për durimin e secilit anëtar të këshillave votuese lidhur me vonesën e kompensimit, e cila nuk ishte për shkak të qeverisjes së re.
Falenderojmë të gjithë anëtarët e këshillave votuese për punën e tyre të përgjegjshme dhe profesionale.
Kompensimi i anëtarëve të këshillave votuese do të bëhet në zyrat e administratës komunale.
Ftojmë çdo anëtar/e të paraqitet me dokument identifikimi.