Ejona Limani nga Tërnoci fiton vendin e parë në Leskovc

Ejona Limani nga Tërnoci i Bujanocit arriti vendin e parë në karate në garat”International karate IPPON 016 Cup.
Gjatë wikendit janë zhvilluar gara në karate në qytetin e Leskovcit ”International karate IPPON 016 Cup. Në këto gara kanë marrë Klubi i Karates “BUSHIDO”, nga Tërrnoc i Madh, pastaj garues nga Bullgaria , Rumunia,Maqedonia,Mali i Zi Bosna dhe Serbia.
Në garat ”International karate IPPON 016 Cup treguan sukesese edhe garuesit nga Klubi i Karates “BUSHIDO”, nga Tërrnoc i Madh me çrast Ejona Limani arriti vendin e parë në Kate.
Ejona që prej fëmijërisë së hershme është e dhënë pas sportit të karates dhe deri më tani ka treguar suksese nëpër gara të karates.
Ajo përkahë shkollës fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci i Bujanocit është edhe nxënëse e e Klubit të Karates “BUSHIDO”, po ashtu nga Tërrnoci./LuginaPress/