Tërmet në Luginë, 3.5 shkallë të rihterit, epiqendra në Samolicë

Qytetarët e Luginës së Preshevës, e sidomos ata të komunës së Bujanocitt, rreth orës 20:17 kanë përjetuar një tërmet të shkallës 3.5 Rihter.
Sipas Institutit Republikan Sizmologjik të Serbisë tërmeti përveç në Bujanoc është ndier edhe në fshatrat përreth, ndërsa ky është tërmeti i dytë në këtë komunë, pas atij që ndodhi më 26 shkurt të këtij viti, raporton Kjo eshte Presheva Jone!.
Ndërsa sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane –Mesdhetare tërmeti epiqendrën e kishte 11 kilometra në Veri-Lindje të fshatit Samolicë të komunës së Bujanocit, në një thellësi prej 10 kilometrave.
Sipas kësaj qendre Evropiane tërmeti është ndierë edhe në kryeqytetin e Maqedonisë dhe në Kamenicë të Kosovës.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button