Kosovë – Haiti, 9 mijë bileta shiten për dy ore

Interesimi për ta shikuar ndeshjen miqësore Kosovë – Haiti, është jashtëzakonisht i madh. Organizatorë e këtij takimi kanë konfirmuar për Express se janë shitur 9 mijë bileta për dy ore. Kurse, në treg kanë mbetur edhe pak.
Biletat për ndeshjen miqësore Kosovës – Haiti po shkojnë flakë. Interesimi për ta shikuar këtë ndeshje, e cila zhvillohet me 5 mars në Mitrovicë, është jashtëzakonisht i madh.
Agron Seleimi, menaxheri i kompanisë AT&Event, e cila e ka organizuar këtë ndeshje, ka konfirmuar për Express se për dy orë janë shitur 9 mijë bileta.
“Mundë të ju konfirmoj se për dy orë janë shitur 9 mijë bileta. Ndërsa, mos të harrojmë që 3 mijë sosh janë të ndara për tifozët”, ka deklaruar Selmani.
Biletat janë paraparë që shiten deri në ditën e ndeshjes në shtatë qendra të Kosovës: Prishtinë, Peja, Mitrovica, Gjilani, Prizreni, Ferizaji dhe Gjakovë.
Në treg kanë dalë 15 mijë bileta, derisa Selmani beson se ato do të shiten qysh nesër. “Unë kam thënë që për 48 orë do të shiten të gjitha biletat. Kurse, si duket këto do të shiten edhe më shpejtë”, ka thënë ai.