RIZA APET NA…

Simpatizantët e PVD-së në Bujanoc tej mase janë të dëshpëruar me vendimin e kryesisë së PVD-së dhe qëndrimin e liderit të këtij subjekti politik Riza Halimit i cili nuk mundi ta dorëzojë postin e deputetit duke u radhitur edhe kësaj radhe i pari në listën për ulësen në parlamentin e Sërbisë.
Loja politike e Halimit ishte përgaditur qysh në fillim, thonë Ll.I dhe V.A simpatizantë të PVD-së në Bujanoc. Përderi sa ai e mabajti fshehur emrin e kryesuesit të listës deri në momentet e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme, e kishim të qartë se diqka po zihet, por menduam se ka të bëjë me ndonjë përqarje tjetër, asesi nuk e kishim menduar se Shaip Kamberi nuk do të jetë i pari në listën për deputet, thonë Ll.I dhe V.A të cilët theksuan se do të deklarohen haptazi se nuk do të dalin në votime. Qëndrimi i PVD-së për kryesuesin e listës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhi një ditë para skadimit të afatit për dorëzimin e listës, e cila sipas këtij subjekti politik pas veti ka 10800 nënshkrime të grumbulluara. Është mëse e qartë se simpatizantët e shumtë të PVD-së në Bujanoc deri në momentet e fundit ishin të bindur se listën e PVD-së do ta kryesonte Shaip Kamberi nënkryetarë i këtij subjekti politik gjegjësisht kryetarë i degës në Bujanoc. Një gjë të tillë e dëshmonë edhe rrjeti socialë, ku simpatizantët e Bujanocit në fotografinë e profilit në FB e kanë foton e Kamberit për të cilin edhe ishin të bindur se ai do të jetë kandidati i vetëm për deputet.

Leave a Reply

Back to top button