​Shokuese: Macja han fetusin në Pejë (Video +18)

Disa nxënës ishin duke shkuar në shkollë, kur kanë parë një mace duke ngrënë fetusin në Pejë. Dëshmitarët përshkruajnë rastin…
Ngjarja e pazakontë që ka ndodhur dje në qytetin e Pejës, ka shokuar dëshmitarët që e kanë zbuluar atë.
“Isha duke ardhur në shkollë nga stacioni i autobusëve dhe i kam thënë një shokut një macë qenka duke ngrënë diçka aty…kur më ka thënë shiko se çka po han”, ka rrëfyer një nxënës gjatë një kronike të realizuar nga KlanKosova.
Edhe qytetarët e Pejës, janë shprehur se janë tmerruar nga ky rast.
Ndryshe, trupi i pa jetë i ketij fetusi është gjetur i mbështjellur në një qeskë të letrës dhe i hudhur në një grumbull të mbeturinave të materialit ndërtimor.

Leave a Reply

Back to top button