LajmeShëndetësi

‘Covid-19 është dobësuar, klinikisht nuk ekziston më’

Doktorët e koronavirusit në Itali kanë deklaruar sot se pandemia është ‘dobësuar shumë’ që prej vërshimin agr esiv në të gjithë globin në fillim të vitit. Kreu i spitalit San Raffaele në Milano, Dr Alberto Zangrillo tha se sëmundja është tashmë shumë më pak vra sëse dhe se ‘klinikisht nuk ekziston më në Itali. Doktori i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi tha se pacientët e rinj të infektuar së fundmi po tregojnë simptoma më të buta dhe se masa e virusit në sistemin e tyre trupor është reduktuar ndjeshëm në krahasim me periudhën e marsit. Teoria shkencore sugjeron se virusi mund të bëhet më i dobët me qëllim që të mbijetojë, pasi vra sja ose gjym timi i njerëzve mund të dëm tojë kapacitetin e përhapjes së tij.

Por jo të gjithë janë dakord me pretendimet. Kreu i trupit shkencor qeveritar italian tha se ishte i çuditur nga pretendimet e Dr Zangrillo, kurse një epidemiolog i Stanford University në Britani i quajti ato “gjepura”. Viruset si H IV dhe i ftohti i zakonshëm kanë pësuar të njëjtat mutacione thonë studiuesit, ndërsa kritikët thonë se ato e kanë bërë këtë gjatë shumë viteve, ndryshe nga koronavirusi i ri që njihet vetëm prej dhjetorit. Studimi i San Raffaele bazohej në mostrat e marra nga 200 pacientë gjatë 10 ditëve të fundit, të cilat krahasoheshin me mostra të marra një muaj më parë. Drejtori i mikrobiologjisë së San Raffaele, Massimo Clementi tha se ngarkesa virale në mostra tregonte se virusi ishte dobësuar konsiderueshëm.

Related Articles

Back to top button