Presheva dhe Bujanoci komunat me jotransparente në të gjithë Serbinë
Nga vendi i 10-të ne te cilin ishte në vitin 2017, Bujanoci, sipas raportit të fundit doli në vendin e parafundit ne 144 në listë me 21 pikë dhe pas Bujanocit e fundit është Presheva, e cila zyrtarisht është komuna më jotransparente në Serbi.
Nga 95 tregues në bazë të të cilit matet indeksi i transparencës, në Bujanoc dhe Preshevë vetëm 20 nuk u vlerësuan me zero, ndërsa nuk përmendet tregues të tjerë në faqet e internetit të ketyre komunave.
Ndryshe nga Nishi, është interesante që në Bujanoc është e mundur të lexohet Gazeta Zyrtare, dhe në Preshevë shpjegimi i buxhetit është në dispozicion në faqen e internetit dhe qytetarët kanë mundësinë të raportojnë parregullsi dhe shkelje të ligjit.
Vladiçin Han, Kurshumlija, Blace, Vlasotince, Bosilegrad, Babusnica dhe Aleksinac janë në gjysmën e parë të listës së qyteteve dhe komunave në jug, ndërsa të gjithë të tjerët janë në pjesën e poshtme të tabelës, sipas vlerësimit të “Transparencë Serbia”.