Vuçiç: Vendimi i BE-së, për Shqipërinë dhe RMV-në, i padrejtë! Me 29 qershor, video-konferencë për Minishengenin
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, se mospërcaktimi i një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim i padrejtë.
“Më vjen keq që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u është dhënë datë për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mendoj se është e padrejtë”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha se më 29 qershor do të mbajë një video-konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për përmirësimin e marrëdhënieve brenda iniciativës rajonale të mini-Shengenit. Mini-Shengeni është një nismë e përbashkët e Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.
Vuçiç tha të enjten se pret që nga takimi të dalin vendime për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore dhe për qarkullim më të shpejtë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit.
“Ajo që ka një rëndësi të madhe për ne, është sistemi i lejeve të punës: ai që merr lejen e punës në territorin e njërit prej tre vendeve, të ketë leje pune në të tre vendet. Me këtë do të sigurojmë më shumë fuqi punëtore, që mungon në Serbi”, tha presidenti serb.