Hallet dhe problemet për banorët e fshatit Konçul janë të ndryshme, shkaku se ata jetojnë afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Sërbisë edhe më shumë ia shtojnë problemet, sepa ata gjeografikisht janë të shtrirë edhe përtej kufirit me Kosovën.
Parcelat bujqësore, të cilat vija kufitare i aka lënë në Kosovë, atyre gjithnjë iu duhet që të përballen me probleme por kësaj radhe është fjala për disa banor të cilët posedojn parcela bujqësore në brendësi të teritorit të Kosovës afër vendkalimit kufitar në Konçul. Edhe kjo Pranverë, vjenë me problem për ta, për banorët e Konçulit shqetësimi vetëm se ka filluar, punët bujqësore në parcelat e tyre, sipas banorëve janë të pamundura, sepse siç thonë ata, policia kufitare e Kosovës nuk u lejonë të shkojnë tea arat e tyre, gjegjësisht ata u kërkojnë që të paguajnë polisën kufitare për makinerit bujqësore me vlerë prej 30 euro. Edhe pse toka bujqësore që e kanë në brendësi të kufirit për disa janë pothuajse të ardhurat e vetme, kjo nuk zgjidh asgjë, sepse ata nuk mund të shkojnë në tokat e tyre.
Sherif Osmani nga Konçuli i cili pjesën më të madhe të tokës punuese e ka përtej kufirit, është i shqetësuar, ai çdo vit përballet me të njetin problem. Gjatë ditës së sotme djali i tij, Remzija është nisur te arat e tij që gjenden në teritorin e Kosovës, që ti bëjë parapërgaditjet për mbjelljet pranverore, por në piken kufitare në Konçul policia kufitare e Kosovës i ka kërkuare që të paguaj polisën kufitare prej 30 euro, shum kjo e pa përballueshme për familjen Osmani që ta paguajë për një javë. Lidhur me me ktë problem, ne kontaktuam me përgjegjësisht e vendkalimin kufitar në Konçul lidhur me shqetsimin e banorëve të fshatit Konçul, me qëllim që problemin ta adresojmë edhe në ktë pikë kufitare në mënyrë që të mësojmë më detajisht për mundësin e zgjidhjes së këtij problem. Sipas një zyrtarit të lartë të policis kufitare të Kosovës, i cili prapa kamerës na njoftoi se mund të bëjmë tolerime vetëm për ata të cilët posedojnë parcelat e tyre përreth kufirit, ndërsa për të tjerët që janë disa kilometra me larg nuk mund t’i lirojmë pa polisën e sigurimit, sepse, siç thotë ai, nëse ne bëjmë diçka kundër ligjit në moment të ndonjë aksidenti në komunikacion në duhet të marrim përgjegjësin e tyre, kjo edhe është arsyeja përse ne nuk i bëjmë këto tolerime, ka thënë zyrtari i lartë i policisë kufitare të Kosovës./BujanociNet/