LajmeMagazina

Shtetasit polak kapet me 100.000 euro në hyrje të Serbisë

Doganierët në vendkalimin kufitar të Horgoshit kanë ndaluar 2 shtetas të Polonisë që në Serbi ilegalisht të hyjnë me 100.000 euro.
Siç thuhet në njoftim të doganës, doganierët në kufi me Hungarinë kanë ndaluar dy shtetas polak që po udhëtonin për në Bullgari.
Doganierët kishin kontrolluar detajisht veturën tek këta dy udhëtarë, edhe pse ata ishin deklaruar se nuk kanë asgjë për të deklaruar përveç nga 1000 euro.
Vozitësi gjatë kontrollës nga xhepi ka nxerrë 1000 euro të paraqitura, ndërsa 60.000 euro i ka nxjerrë nga pjesa e karrigës ku mbështetet vozitësi dhe pjesës së poshtme të ulëses.
Shumë të njejtë prej 61.000 euro kanë gjetur edhe tek udhëtari tjetër i cili ka pasë në çantën rreth belit.
Shuma e të hollave nuk është e kufizuar që mund të hyjë në Serbi, mirëpo udhëtarët sipas ligjit për parandalim të shplarjes së parave dhe financim të terrorizmit janë të detyruar që ti paraqesin të hollat mbi 10.000 euro në hyrje dhe dalje të shtetit.
Dogana i ka kthyer nga 10.000 euro shtetasve polak, ndërsa 100.000 euro janë ndaluar përkohësisht.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button