LajmeMagazina

Për tre muaj, tetë raste me kancer në Obiliq

Tymi që del nga oxhaqet e termocentralit në Obiliq, nuk është ndotësi i vetëm i Lajthishtës. Pluhuri ka vënë tashmë shtresë në çatitë e fshatit, që po e ‘mbulon’ edhe bërlloku që e hedhin vend e pa vend banorët e…
Tymi që del nga oxhaqet e termocentralit në Obiliq, nuk është ndotësi i vetëm i Lajthishtës.
Pluhuri ka vënë tashmë shtresë në çatitë e fshatit, që po e ‘mbulon’ edhe bërlloku që e hedhin vend e pa vend banorët e atyshëm. Me ndotësit më të mëdhenj në vend afër vetit, fshati që gjendet pak kilometra prej qytezës së Obiliqit, është ndër fshatrat më të ndotur në vend.
“Mezi po jetojmë. Tym, pluhur dhe bërllok në të gjitha anët”, thotë Abaz Dedinca. Ai thotë se me qejf do të largohej nga fshati. Ky banor thotë se fshati nuk ka asnjë përfitim nga pluhuri dhe tymi që thithin banorët. “Asnjë përparësi nuk e kemi ne që thithim tymin, rryma paguhet njëjtë si këtu që na bën dëm derisa të prodhohet, si në Rugovë të Pejës që vetëm kanë dobi prej saj”, thotë ky banor.
Ai shpreson se institucionet do të ndryshojnë politikat në raport me banorët e Obiliqit, ku prodhohet energjia elektrike për Kosovën. “Ishte dashtë që të lirohemi së paku 50 për qind prej faturave derisa ne thithim tymin për këtë rrymë që prodhohet”. Ky banor thotë se si pasojë e ndotjeve, shumë familjarë të tij vuajnë nga sëmundje respiratore. /Tribuna

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button