LajmeMagazina

Studentët nga Lugina përsëri kthehen nga kufiri me Maqedonin, kësaj here i jepet dhe ndalesë 24 orë

Një grup i studentëve që studiojnë në universitetet të ndryshme të Maqedonisë që po udhëtonin me autobus, sot pas orës 14h janë ndaluar nga organet kufitare duke mos i lejuar të hyjnë në Maqedoni për të vazhduar rrugën drejtë banimeve të tyre të përkohshme, ku edhe studiojnë, madje ata kësaj here kanë marrë edhe ndalesë 24h për në shtetin Maqedon.

Siç kanë njoftuar një student për faqen Kjo eshte Presheva Jone!, duke i dërguar edhe fotografit e ndalesës që kishin plotësuar, problemi i ndalimit dhe moslejimit të tyre për të hyrë në Maqedoni, është për shkak të vizës, e cila i lejon të qëndrojnë në këtë shtet fqinj.
Të njëjtin problem studentët nga Lugina e kishin edhe gjatë vitit 2013-të, mirëpo sikur në fillim u gjet një zgjidhje, e cila tani del të jetë e përkohshme.

Me poshte po ju paraqesim Ndalesen qe studenti A.V e dergoi:

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button