Shtetasi nga Shqipëria, Zyde Rruga (1961) është kapur të dielën në Gjilan me 100 kg drogë në Gjilan. Jetish Maloku kryeprokuror ka konfirmuar për rajonipress për arrestimin dhe tha se dyshohet se tek i dyshuari janë kapur mbi 100 kg drogë.
Zyde Rruga (1961) shtetas shqiptar nga Durrësi i Shqipërisë është kapur të delen në Gjilan nga ana e policisë derisa në veturën e tij dyshohet se janë gjetur mbi 100 kg drogë, raporton rajonipress.
Jetish Maloku kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan tha për rajonipress se për momentin i dyshuari Z.Rr. gjendet në spitalin e Gjilanit ku është duke u shëruar pasiqë në ikje e sipër ai është aksidentuar vet dhe ka lënduar edhe persona të tjerë.
Maloku tha se për momentin ende nuk kanë arritur ta intervistojnë të dyshuarin pasiqë edhe ai vet duhet të jetë prezent kur të numërohen kilogramët e drogës së kapur, por dyshohet se tek ai janë gjetur mbi 100 kg.
Zyde Rruga aktualisht ndodhet në repartin e Kirurgjisë dhe po mjekohet nga lëndimet e pësuara.