Maqedonia mund të kërkojë PCR testin në kufi për shkak të infektimit ne variantin “Delta”
Përshkak të infektimit me variantin “delta” të disa personave në Maqedoni, ka gjasa që Maqedonia të vendos test PCR ose dokument vaksinimi për ata që kalojnë kufirin ose vijnë në Maqedoni.
Ky vendim pritet te mesohet kete jave ose me se voni javen tjeter.
Nderkohe VMRO-DPMNE me anë të një komunikate ka kërkuar test negativ për të githë të huajt që hyjnë në Maqedoninë e Veriut.
“Në kohën kur dhjetëra pacientë tashmë po mjekohen nga lloji delta i koronavirusit dhe kur vendet e botës po mendojnë t’i mbyllin kufijtë, Qeveria në Maqedoni po sillet në mënyrë të papërgjegjshme. Natyrisht duhet të përfshihen institucionet që punojnë me këtë problematikë. Shumë e rëndësishmë është të përshpejtohet procesi i vaksinimit”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.