Lajme

Tashmë ka filluar kaosi nëpër kufi, kjo fundjavë do të jetë me kolona të gjata

Kemi një fundjavë përpara dhe tashmë me orët e para të mëngjesit, kolonat e mëdha u krijuan në pikat kufitare të Serbisë.

Rrugët më të ngarkuara të çojnë nga Hungaria dhe Kroacia në Maqedoni dhe Bullgari.

Përveç autostradave, intensiteti i trafikut është rritur gjithashtu në itineraret që çojnë në Mal të Zi, njoftoi më herët AMSS.

Pasagjerët presin për dy orë për të hyrë në Serbi nga Hungaria, në vendkalimin Horgosh. Rreth gjysmë ore po presin në Gostun që të hyjnë në Malin e Zi. Është një turmë e madhe në vendkalimin “Batrovci”, ku kolona e makinave nuk duket me sy.

Në Gradina drejt Bullgarisë, pritjet janë më të shkurtra, rreth 10 minuta.

Aktualisht ka vetëm disa automjete në Preshevë drejt Maqedonisë veriore.

Turma më të mëdha priten gjatë ditës, sepse punëtorët turistikë pretendojnë se kjo fundjavë do të jetë një hit për të shkuar me pushime.

Gajtë natës mbrëmë nga ora 19:00 deri në orën 7 të mëngjesit, rreth 20,000 pasagjerë hynë në vendkalimin Horgosh me 5,500 automjete pasagjerësh dhe 70 autobusë.

Në anën serbe, pritja në Horgos është gjysmë ore, por që të largoheni nga Hungaria në vendkalimin kufitar Reska, duhet të prisni për rreth dy orë.

Kolona përbëhet kryesisht nga pasagjerë me pasaporta të huaja, 80 përqind janë pasagjerë tranzit që shkojnë në Bullgari, Turqi, Shqipëri ose Maqedoni Veriore. Ka edhe pasagjerë nga Republika Çeke që shkojnë me pushime.

Rekomandohet të përdorni edhe vendkalime të tjera kufitare, sepse që nga 23 qershori, të gjitha pikat kufitare me Hungarinë janë duke punuar.

Related Articles

Back to top button