Moti i nxehtē sot, temperaturat shkojnë deri më 38 gradë
Për shkak të temperaturave të larta, Instituti Hidrometeorologjik i Republikës (RHMZ) njoftoi një alarm meteorologjik të kuq dhe të verdhë për Serbin juglindore dhe jugperëndimore.
Temperatura maksimale do të jetë rreth 38 gradë Celsius.
Ne disa pjese te vendit pasditja mundet me qene me bubullima
Në veri dhe perëndim të Serbisë, me zhvillimin lokal të reve, pritet shfaqja e reshjeve afatshkurtra me bubullima, të cilat do të jenë më të mundshme në pasdite, mbrëmje dhe gjatë natës.
Një erë e moderuar dhe e fortë juglindore do të fryjë, dhe në pjesët e tjera një erë e dobët deri mesatare, në jugperëndim. Në fund të ditës dhe gjatë natës, era kthehet në veriperëndim dhe dobësohet.
Moti shumë i ngrohtë do të mbetet nesër në jug dhe lindje të Serbisë.