Austrija vendos denim prej 90 euro në hyrje
Në Austri, një rregullore e re e Ministrisë së Shëndetësisë ka hyrë në fuqi, e cila parashikon që të dënohen personat që hyjnë në vend e që nuk kanë maskat e nevojshme dhe dokumentet epidemiologjike.
Sipas rregullores së re, autoritetet mund të ndëshkojnë një person nëse nuk ka një “maskë që mbulon gojën dhe hundën” kur hyjnë në Austri ose nuk kanë një maskë mbrojtëse të nivelit FFP2 pa një valvul.
Denimi do ti shqiptohet gjithashtu edhe atyre personave të cilët dëshirojnë të hyjnë në Austri dhe nuk kanë dokumentet e nevojshme epidemiologjike, dmth një çertifikatën e vaksinimit, me vaksinat e njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ose një test negativ të koronavirusit jo më i vjetër se gjashtë muaj.
Vendimi nga 1 korriku: Rregulla të reja për Austrinë
Sipas vendimit, ata që nuk kanë maskë ose dokumentacionin e nevojshëm do të duhet të paguajnë një denim prej 90 eurosh. Ministria shpjegoi se vendimi u prezantua sepse korniza aktuale ligjore nuk parashikonte mundësinë e ndëshkimit.