Qentë dhe macet mund të infektohen me COVID nga pronarët
Njerëzit me simptoma të COVID duhet të mbajnë distancë edhe me kafshët e tyre shtëpiake.
Kjo sepse sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Kolegjit Veterinar të Universitetit të Guelph në Ontario (OVC) në Kanada, u zbuluan shumë kafshë shtëpiake që jetonin në familjet që kishin persona të infektuar me COVID, gjithashtu edhe ato u infektuan me virus, macet janë më të rrezikuara se sa qentë.
Studiuesi kryesor dhe profesori i OVC i patologjisë veterinare Dorothee Bienzle, DVM, MSc, PhD, Dipl. ACVP, dhe kolegu Scott Weese, DVM, DVSc, Dipl. ACVIM, një specialist i sëmundjeve infektive, vendosi të përcaktojë sesa janë të ndjeshme kafshët shtëpiake që të infektohen dhe çfarë faktorë ndikojnë.
Studimi i krye me 48 mace dhe 54 qenë nga 77 familje për antitrupa COVID, nëse kishin infeksionin më herët dhe u anketuan pronarët se si silleshin me kafshët e tyre shtëpiake. Rezultatet u krahasuan me macet dhe qentë të testuar në strehimoret e kafshëve, si dhe qenëve endacakë.
Gjashtëdhjetë e shtatë përqind (32 nga 48) e maceve dhe 43 përqind (23 nga 54) e qenve rezultuan pozitivë për antitrupa ndaj koronavirusit krahasuar me nëntë përqind të qenve dhe maceve nga strehimorja dhe tre përqind e maceve endacake.
Ndërsa qentë më të prekur zhvilluan vetëm simptoma të lehta (p.sh. mungesë oreksi), më shumë se një e katërta e maceve zhvilluan simptoma të ngjashme me COVID (p.sh. rrjedhje hundësh, vështirësi në frymëmarrje).
Macet që kaluan më shumë se 19 orë në ditë me pronarët e tyre, përfshirë gjumin në shtratin e pronarit të tyre, dukej se ishin në një rrezik më të lartë të infeksionit, raporton OVC, percjell Presheva.AL
“Në këtë pikë, ne duhet të supozojmë se nëse infektohemi, kafshët shtëpiake tona janë gjithashtu të ndjeshme dhe ata duhet të trajtohen si çdo anëtar tjetër i shtëpisë”, tha Bienzle.
Gjetjet fillestare të studimit do të paraqiten në konferencën evropiane të mikrobiologjisë klinike dhe sëmundjeve infektive (ECCMID).