Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e ‘Kënetës’ në Durrës, 2 persona janë gjetur të shkrumbuar brenda një automjeti.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se një automjet tip ‘Benz’ me targë AA930BJ është gjetur i shkrumbuar në zonën informale të ‘Kënetës’ në Durrës. Brenda automjetit janë gjetur trupat e pajetë të 2 personave.
Trupat e viktimave janë djegur tërësisht. Ndërkaq është bërë i mundur identifikimi i nje kufome. Por policia thekson se nuk mund të bëjë të ditur emrin për arsye hetimit.Por bëhet fjalë për dy persona në moshë të re. Nga ekspertiza në vendine gjarjes dyshohet se vdekja është shkaktuar pasi janë qëlluar me plumb. Policia e Durrësit dha sot paradite detaje mbi ngjarjen e mbrëmjes vonë të së enjtes. Sipas policisë, dy viktimat u ekzekutuan pas ores 22:00 dhe më pas i është vënë zjarri automjetit. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore. Po hetohet në disa pista.