Banorët e Rahovicës dhe Raincës edhe pas 2 muajve nuk kanë pranuar asnjë ndihmë financiare nga komuna e Preshevës
Kaluan gati 2 muaj dhe asnjë ndihmë financiare për vërshimet në Raincë dhe Rahovicë nga komuna e Preshevës.
Edhe pas donacioneve që u dhanë nga Republika e Kosovës, Bashkia Tiranë dhe komuna e Prishtinës me një shumë prej rreth 200 mijë euro, ende nuk ka ardhur as edhe një “cent” i vetëm tek qytetarët e prekur nga kjo katastrofë natyrore, e në anën e tjetër e dim shumë mirë se sa dëme të mëdha ka shkaktuar kjo tragjedi.
Vlen të theksohet se nga buxheti komunal nuk është paraparë as edhe një dinar i vetëm për fshatin Raincë dhe Rahovicë me rastin e kësaj katastrofe natyrore
Me shpresën dhe mbështetjen së pari tek Zoti e pastaj tek vetvetja, qytatarët tanë të dashur duhet që me financa vetanake të sanojnë dëmet e shkaktuara, përndryshe nga kjo qeverisje e “pa aftë” e komunës nuk kanë shpresë për ndihmë.
Zoti e bekoftë këtë vend, e na ruajtë nga tragjedi të tilla!