Ditën e sotme kanë filluar punimet për përgatitjen e asfaltimit të rrugës prej qendrës së fshatit në drejtim të shkollës. Kjo rrugë do të ketë gjatësi me mbi 200 metra.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti të asfaltimit të rrugës kap vlerën rreth 2 milion e 400 mijë dinarë edhe atë, të gjitha mjete të investimeve direke të Komunës së Bujanocit. Punëkryes është ndërrmarja “Saba Bellça” nga Presheva.
Shtrimi i kësaj rruge me asfalt është mirëpritur nga banorët e Bilaçit e në veçanti nxënësit e shkollës së fshatit, të cilët janë edhe frekuentuesit më të shumtë të kësaj rruge.