Mos deklarimi i PVD-së për emrin e kandidatit për deputet në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare, nuk është se janë duke e mbajtur sekrete, por si duket akoma ky subjekt politik nuk ka vendosur se cilin person do ta kandidojnë për Qeverinë e Sërbisë.
Burimet e sigurta të BujanociNet brenda PVD-së, kanë bërë të ditur se, deputeti aktual, njëherit lideri i këtij subjekti politik Riza Halimi, ka kërkuar nga subjekti i tij që ta vazhdojë mandatin e deputetit deri në pension, gjegjësisht edhe rreth 7 muaj aq sa i kanë mbetur ligjërisht deri në përfundim të karrierës së tij politike. Sipas të njejtit burim, Halimi thuhet ti ketë kërkuar kryesisë së PVD-së që t’ia mundësojnë kandidimin për deputet, ndërkohë që kur ta arrijë kushtin e pensionit ai postin e deputetit do t’ia dorëzojë Shaip Kamberit. PVD si subjekt i vëtëm politik shqiptarë i cili është deklaruar se do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të Sërbisë, vetëm se ka filluar proceduart e parapërgaditjeve për zgjedhje, aktualisht ky subjekt politik është duke grumbulluar 10.000 nënshkrimet e nevojshme për dorëzimin e listës, por nga ana tjetër, kjo listë akoma publikisht nuk ka një kryesues. Vlenë të theksohet se brenda PVD-së, në start ka patur kalkulime të ndryshme rreth kandidatit për deputet. Gjatë bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare duke mos harruar edhe takimet në shqipëri, PVD kishte përmednur edhe merin e Belgzim Kamberit, më pas Shaip Kamberit, por asnjëherë nuk është shuar mundësia që këtë post ta marrë prapë Riza Halimi.