LajmeMagazina

Prezantohet modeli i Ljublanës për pakicat në Serbi

Liderët politik shqiptarë bë tryezën e sotme , kanë kërkuar që të drejtat e pakicave në serbi të jenë konform konventave ndërkombëtare ose hiq më pak se serbët në Kosovë.
Avancimi I politikave të pakicave në Serbi ka  qenë sot temë diskutimi në tryezën e rrumbullakët në të vilën kanë folur kryetari I komunës së Presheva Ragmi Mustafa , kryetari I TK Zoran Stankoviç , komisari I lartë I OSBE –ës për pakica nacionale  Haga Aleksandar Hug si dhe sekretari  shtetërorë në ministrinë e drejtësisë në Serbi Nedja Jovanoviç  si dhe përfaqësues të tjerë shqiptarë.Në këtë tryezë me theks të veçantë është diskutuar për marrëdhëniet ndër etnike në Jug të Serbisë , ku komisari për pakica nacionale pranë OSBE Aleksandër Hug në këtë debat l prezantuar modelin e Ljublanës , I cili përmban 7 kapituj për qasje më të mire dje integrim të pakicave në Serbi. Ndërsa kryetar i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se në këto takime janë trajtuar të gjitha çështjet që i preokupojnë shqiptarët e Luginës   , duke kërkuar zgjidhje adekuate . Kryetari Mustafa ka kërkuar që shqiptarët ti gëzojnë të drejtat sipas konventave ndërkombëtare edhe atë si serbët në Kosovë.Edhe kryetari i PVD Riza Halimi ka këmbëngul që të drejtat e shqiptarëve duhet të realizohen sa më shpejt dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.Tryeza e rrumbullakët “ Politika e pakicave në Serbi- dhe hapat drejt integrimit  “është realizuar me qëllim të qëllimeve dhe analizave politike në Serbi , ku deri më tani janë realizuar disa tryeza , ku në të ardhmen do të mbahen edhe dy të tjera në Novi Pazar dhe Vojvodinë , ku dh enë fund do të prezantohen rezultatet dhe kërkesat e pakicave në Serbi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button