LajmeMagazina

Liderët serb fushatë antishqiptare

Për të qenë më shumë të pëlqyer te elektorati serb, liderët serb tashmë kanë filluar edhe fushatën parazgjedhore antishqiptare të cilën po e aplikojnë me elektoratin e tyre duke i premtuar atyre se do ti detyrojnë shqiptarët e Luginës që ta paguajnë tatimin dhe rrymën.
Nënkryetari i SNS, Aleksandar Vuçiq në një emision në mediat serbe duke folur për sistemin tatimor të Serbisë, ka thënë se “kemi pregaditur një reformë të madhe të sistemit tatimor në Serbi. Kështu që deri në fund të vitit 2014 do ta përfundojmë plotësisht. Ndërsa njerëzit shpesh thonë, pse neve na ndërpresni rrymën a nuk ja presni shqiptarëve në Preshevë, unë i them, nëse ne fitojmë zgjedhjet parlamentare, në Serbi të gjithë do të paguajnë rrymën dhe tatimet, po edhe shqiptarët në Preshevë” ka thënë Vuçiq. Sipas deklaratës së tij shqiptarët e Luginës nuk janë duke paguar rrymën dhe as tatimin këtij shteti. Në komunat me shqumicë shqiptare Preshevë dhe Bujanoc, çdo i punësuar shqiptarët nëpër Ndërmarrjet Publike, është i punësuar sipas ligjeve të Sërbisë dhe nga paga e tij si çdo qytetari tjetër paguan tatimet e parapara në bazë të ligjit. Çdo i punësuar nga paga mesatare në Luginë, në fund të muajit rreth 100 euro kontribute i paguan shtetit. Sa i përket energjisë elektrike këtë e ka verifikuar vet drejtori i elektrodistribucionit të Nishit në fshatin Tërrnoc, i cili pas verifikimit të disa orave elektrike ka theksuar se shqiptarët nuk e keqpërdorin rrymën dhe raste të tilla ku keqpërdoret rryma sipas tij ka në tërë Sërbinë. Deklaratat parazgjedhore antishqiptare të Vuçiçit, edhe kësaj radhe po kalojnë në heshtje në Luginë të Preshevës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button