LajmeMagazina

Përkujtohet Dëshmori “Artan Abazi”

Familjarë , veteranë të Luftës sot kanë përkujtuar dëshmorin e kombit Artan Abazi komandant Miratroca. Kryetari I OVL së UÇPMB-së në Bujanoc Edmond  Isufi  ka thënë se varret e dëshmorëve gjithmonë do të mbesin frymëzim për ne drejt amanetit të tyre.
18 shkurti është data ku mbushen 13 vite të rënies së dëshmorit të Kombit Artan Abazi – komandant Miratoca.Ai ishte 20 vjeç , kur dha më të shtrenjtën jetën për këtë vend . Nën organizimin e OVL së UÇPMB sot familjarët , bashkëluftëtarët dhe qytetarë në fshatin Lluçan qëndruan  pranë lapidarit të dëshmorit në këtë vend ku dhe kaloi momentet e fundit të jetës.Të pranishmit bën homazhe dhe vendosën kurore lulesh. Fillimisht u mbajt 1 minutë heshtje ,në nderim të dëshmorit Artan Abazi.Arif Abazi prindi I komandant Miratocës I drejtua masës duke I falënderuar për pjesëmarrje dhe duke thënë se dëshmorët janë baza e kombit shqiptarë dhe ata duhet gjithmonë të përkujtohen.Më pas të gjithë marshuan drejt fshatit Dobrosin për të bërë homazhe tek  varri ku dhe pushon dëshmori Artan Abazi komandant Miratoca bashkë me dy dëshmorët Berat Sinani dhe Daut Sulejmani.Nga ky vend kryetari I OVL së UÇPMB-së në Bujanoc Edmond  Isufi  ka thënë se varret e dëshmorëve gjithmonë do të mbesin frymëzim për ne drejt amanetit të tyre.Artan Abazi komandant Miratoca , u lind më 24 05 1981 , ndërsa ra heroikisht më datë 18 02 2001 në fshatin Luçan.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button