LajmeMagazina

19 vjeçarja: Kam vrarë afër 100 njerëz, por vetëm ata që ishin të këqij

Një 19-vjeçare ka tronditur opinionin publik në SHBA, kur tregoi për krimet, të cilat ajo kishte kryer.  “Kam vrarë dhjetëra persona. Më pak se 100, por isha afër për ta rrumbullakosur këtë numër. Pasi vrava 22 persona, ndalova së numëruari”, është shprehur Miranda Barbour.
Vajza nga Pennsylvania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u akuzua fillimisht për vrasjen e një burri të cilin e kishte njohur në chat. Sipas hetuesve ky krim u krye nëntorin e kaluar në bashkëpunim me bashkëshortin e saj 22-vjeçar, ditën kur festuan 3-vjetorin e martesës së tyre. Viktima u mbyt, pasi u qëllua 20 herë me sende të forta, ndërsa më tej u hodh në një garazh.
Por, nga hetimet u zbulua një e vërtetë e frikshme, Miranda rrëfeu se kishte nisur të vriste qysh në moshën 12-vjeçare, kur u arratis nga shtëpia duke u përfshirë në një sekt satanizmi.
Ajo shprehet se, “nuk kam vrarë asnjëherë rastësisht, por kam vrarë vetëm njerëz të këqij. Kur zbuloja se ishin të këqij, për mua nuk kishte më asnjë arsye se pse duhet të qëndronin mes nesh. Nuk mund t’iu them me saktësi një hartë se ku mund t’i gjeni të gjithë personat që kam vrarë”. Në vijim Miranda ka deklaruar se krimet më të shumta i ka kryer në Alaskë, me thikën që i pëlqente më shumë. Ndërkohë, referuar vrasjes së fundit të personit që njohu në chat, ajo shton se, “e vrava me të njëjtën thikë, me të cilën kam vrarë tre persona. Ai kishte vendosur një lajmërim, ku kërkonte shoqëri. I thashë se isha 16 vjeç duke e gënjyer dhe ai pranoi të shkojë me mua. Ishte përgjigje e gabuar”, tha ajo para drejtësisë amerikan. Tashmë çifti i bashkëshortëve të rinj rrezikon dënimin me vdekje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button