LajmeMagazina

JAHJAGA E THAÇI HOMAZHE NË PREKAZ, NUK SHKOJNË TE JASHARËT

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Prekazi tashmë tradicionalisht pret zyrtarët më të lartë të vendit dhe qytetarë, të cilët aty nderojnë Jasharët për sakrificën e tyre, raporton KTV.
I pari që ka mbërritur ishte kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi i cili tha se familja Jashari sublimon gjithë sakrificën e bërë për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Krasniqi u shpreh se sa herë shkojnë në Prekaz marrin obligime të reja për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe në shërbim të qytetarëve të saj.
E për dallim nga Krasniqi, Presidentja dhe Kryeministri së bashku kanë bërë homazhe tek kompleksi i varrezave por nuk kanë shkuar tek familja Jashari. Me këtë rast, presidentja Jahjaga tha se lufta e lavdishme e UÇK-së dhe rënia e komandantit Adem Jashari me familjen e tij dhe gjithë bijve dhe bijave të Kosovës, janë themelet të shtetit të Kosovës.
Ndërsa, kryeministri Thaçi pohoi se është në Prekaz për të kujtuar sakrificën e gjithë dëshmorëve të UÇK për të respektuar sakrificën e gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe Pavarësi.
Homazhe kanë bërë edhe liderët e parive të tjera politike si dhe qytetarë të shumtë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button