Lajme

Fillon vaksinimi me dozën e tretë në Preshevë

Qeveria e Serbisë dje deklarou se që nga sot do të fillojë të administrohet edhe doza e tretë përforcuese e vaksinës kundër Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur Qeveria përmes një komunikate që ka publikuar për media.

“Të gjithë qytetarët e vaksinuar do të kenë të drejtë për dozën e tretë, përforcuese 180 ditë pas marrjes së dozës së dytë, dhe thirrja për vaksinim me dozën e tretë do të bëhet përmes SMS ose e-mail me një lidhje me portalin e-Government, ku ata do të marrë informacion më të detajuar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë serbe.

Edhe ne Preshevë gjate dites se sotme ka filluar vaksinimi me dozen e trete kunder virusit Covid 19, personi i pare i cili eshte vaksinuar me dozen e trete te vaksines Pfizer eshte Dr. Ramiz Latifi i cili eshte pjese e stafit te shtepise se shendetit.

Të gjithë qytetarëve u jepet një zgjedhje e lirë për të zgjedhur markën e vaksinës përforcuese, duke qenë se është e sigurt dhe e mundur të marrësh një dozë të tretë nga prodhues të ndryshme nga ajo me të cilën janë vaksinuar dhe rivaksinuar.

Dozën e tretë të vaksinës ka kohë që e ka vënë në dispozicion për qytetarët edhe Izraeli.

Related Articles

Back to top button