Mustafa dhe Zukorliq dakordohen që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën
Kryetari i PDSH-së dhe zv. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa takon Nënkryetarin e Kuvendit Muamer Zukorlic dhe kryetarin e Meshihatit të Bashkësisë Islame zotin Dudiq.
Në takim është biseduar për situatën politike në vend dhe rajon, zoti Zukorlic u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, sidomos çregjistrimin e shqiptarëve nga regjistri civil në administratën e policisë lokale. Problem të cilin boshnjakët e Sanxhakut nuk e kanë. Ndërkohë është arritur dakordmi që zgjidhja e vetme për shqiptarët e Luginës së Preshevës është Bashkimi i Luginës me Republikën e Kosovës.
Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.