Lajme
Pas 42 viteve renovohet Teatri i Preshevës
Ka filluar renovimi i skenës së teatrit në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”, projekt ky financuar nga Ministria e Kulturës, e që është fituar gjatë mandatit qeverisës të ALTERNATIVËS.
Vlen të theksohet, se pushteti i kaluar përveç që ka themeluar Teatrin në vitin 2017, ka fituar projektin nga Ministria e Kultures për renovimin e skenës brenda shtëpisë së kulturës, e ky renovim po bëhet për herë të parë që nga ndërtimi i objektit të Shtëpisë së Kulturës në vitin 1979.
Shqiprim Arifi ka publikuar pamjet ne rrjetin social facebook.
“Me këto pamje të renovimit të skenës së Teatrit të qytetit ju dëshirojmë një javë të mbarë” ka shrkuar Arifi.