Ngrohja me dru, pelet, qymyr ose me rrymë – cila është më e lira?
Çmimet e ngrohjes janë të ndryshme dhe nuk janë një barrë e vogël për buxhetin e familjes, prandaj është mirë që ta kalkuloni në kohë.
Shumë familje ne komunen e Presheves dimrin e kalojne me dru, i blejne dhe ato i coptojne qe gjate dimrit te ngrohen.
Pregatitjet per dimër fillojne me nga pesë metra dru sa për të filluar. Pra, e gjitha varet përsëri nga dimri. A është dimri i fortë, a është më i dobët.
Çmimi i sezonit të ngrohjes nuk varet vetëm nëse dimri është më i ftohtë apo më i nxehtë.
Para së te ju njoftojme se cila eshte me e lira marrim një shembull një apartament ose shtëpi prej 60 metrash katrorë.
Nëse vendosni te ngorheni me dru, do të shpenzoni 65,000 dinarë për dimër, nëse zgjedhja juaj është peleti, do t’ju kushtojë 47,000 dinarë. Sipas kësaj llogaritje, qymyri është më i lirë me 40,800 dinarë.
Sa i përket ngrohjes elektrike, nëse keni një kotëll TA mund të kurseni.
Do t’ju kushtojë rreth 48,000 dinarë për dimër, por vetëm nëse kotlla mbushet natën me çmimin e lirë.
Shumë përdorin kondicionerë për t’u ngrohur gjatë dimrit. Por, çmimi i kondicionerëve nuk ra pa marrë parasysh faktin se stina e verës ka përfunduar.