Xhelal Mehmeti akuzon pushtetin 500 mijë euro për 800 metra trotuar
Xhelal Mehmeti gjate konferences per media ka zbuluar shume te verteta ne lidhje me politiken ne komunen e Presheves. Mehmeti pervec se ka treguar se cfare ka ndodhur gjate fushates zgjedhore te fundit dhe si jane blere votat, ai eshte ndalur edhe tek projekti rregullimi i trotuarit qe ka filluar te realizohet ketyre diteve ne rrugen 15 nentori.
Mehmeti ka akuzuar se pushteti i tanishem ka ndryshuar projektin dhe ky projekt me gjatesi me te shkurt se rruga e Karposhit po kushton me shume.
“Tregojuni popullit se prej pazarit te vjeter e deri te shkolla e mesme 600-700-800 metra ti kete gjatesi, ju jeni tu e shtru nje trotuar me 500 mije euro vlere, tregoni se ju e keni nderru projektin, projekti dhe materiali i cili eshte parapa dhe mendu ju jeni duke e ndu tjeter. Tejua kujtoj se koalicioni eshte prish ne 2017 per shkak te rruges se karposhit, kjo rruge nga centralla deri tek varrezat e norces i ka 1120 metra ka kushtu 800 mije euro u qut krejt ne kembe me u prish se po kushton 800 mije euro per 1120 metra, po cka kish ne ate projekt, kishte kanalizmi, asfallti dhe ne te dy anet trotuare, tash kur e kshyrmi projektin e juaj 500 mije euro per 800 metra trotuar kjo i bje se rruga e karposhit kana bo shume lire” ka thene gjate konferences Mehmeti.