Nga sot fillojnë kontrollat e rrepta për mos respektim të masave, gjobat shkojnë deri në 150,000 dinarë
Për shkak të situatës epidemiologjike gjithnjë e më të paqëndrueshme dhe rritjes së numrit të të infektuarve nga virusi korona nga sot, siç u njoftua javën e kaluar, do të pasojnë kontrolle të rrepta për të kontrolluar nëse masat e përshkruara për parandalimin e virusit korona, të cilat kanë qenë në fuqi prej muajsh, po respektohen.
Kontrollorët do të kontrollojnë nëse qytetarët i përmbahen masave në transportin publik, objektet e hotelierisë, si dhe në festa.
Ndihmës ministri i Shëndetësisë për çështjet e inspektimit Goran Stamenkoviç njoftoi javën e kaluar se kontrollat do të fillojnë të intensifikohen gjatë fundjavës së zgjatur duke filluar nga e enjtja, (sot). Siç shpjegoi ai, “nga e enjtja do të zbatohet modaliteti i dytë i kalimit të inspektimeve dhe punës së përbashkët në terren”.
Kontrolle të shtuara për periudhën e ardhshme janë paralajmëruar edhe nga anëtari i Shtabit të Krizave, Predrag Kon. Ai tha se është e qartë se qytetarët nuk i përmbahen masave epidemiologjike.
Në nëntor të vitit të kaluar, qeveria në Serbi miratoi ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive. Kjo përcakton saktësisht shumat e dënimeve për mospërputhje me masat.
50,000-150,000 dinarë për një individ
50,000-500,000 dinarë për një person juridik
50,000-150,000 dinarë për një person të autorizuar në një person juridik dhe
50,000-150,000 dinarë për sipërmarrësit
Gjoba për morespektim të masave për mbrojte personale, pra mos mbajtja e maskës, është 5,000 dinarë, dhe personi përgjegjës për aplikimin e mbrojtjes personale kundër infeksionit do të gjobitet me 30,000 dinarë, nëse nuk siguron zbatimin e menjëhershëm të këtyre masave.
Gjoba prej 300,000 dinarësh do t’i shqiptohet personi juridik nëse nuk ndërmerr veprimet për zbatimin e masave të mbrojtjes personale kundër infeksionit, si dhe nëse nuk cakton një person përgjegjës për zbatimin e atyre masave.
Sipërmarrësit do të gjobiten me 150,000 dinarë për të njëjtën shkelje, dhe personi përgjegjës do të gjobitet me 50,000 dinarë.
Inspektimi sanitar dhe policia komunale do të mbikëqyrin zbatimin e masave.