Lajme

Preshevarët i gëzohen vendimit të Kosovës edhe pse detyrohen të paguajnë 5 euro

Shume qytetare e kanë mirëpritur vendimin e qeverise se Albim Kurtit, e cila ia ndalon makinave me targa serbe te hyjne ne Kosove.

Ky vendim ka filluar te zbatohet nga data 20 shtator ne gjithe kufijte e Kosoves, ku cdo qytetar qe hyne ne vend detyrohet te paguaj shumen prej 5 euro tabelat provuese dhe ti heq ato egzistuese pra tabelat serbe.

Ky vendim per Preshevaret si duket ishte i duhur pasi e kane mirepritur te gjithe dhe kane mbeshtetur vendimin e qeverise Kurti.

Edhe pse opozita ne Kosove tentoi ta kritikoj vendimin duke u thirrur se po demtohen qytetaret e Lugines se Presheves, kur u shpernda lajmi qe ka filluar te aplikohet vendimi per nderrimin e targave te serbise ne te Kosoves kur hyn ne vend komentet nga qytetaret e Presheves ishin pozitive dhe e mbeshtesnin kete vendim.

Edhe pse te demtuar financiarisht qytetaret tane jane te gatshem te kontribojne ne ndertimin e Republikes se Kosoves si shtet.

Ne nderkohe qe Albin Kurti iu eshte pergjigjur edhe deputeteve ne kuvend qe mos te fshihen prapa Presheves.

“Mos u fshini pas Presheves, qe te kerkoni prej meje te mos sillemi si shtet, ne qeverine Kurti 1 kemi nda fond 500 mije euro, per vershimet ne Presheve 100 mije euro. Çfaredo demi qe do te kete nga zbatimi i masave per qytetaret tane atje ne do te gjejme menyra e mekanizma per ta korigjuar ate, keshtu qe mos u brengosni as per kete gje” ka perfunduar fjalimin para deputeteve ne kuvendin e Kosoves kryeministri Albin Kurti.

Me posht keni disa nga komentet per vendosjen e reciprocitetit te zgjedhura nga Presheva.AL.

“Tash po folni ju a? Neve për 5eu mos na ledhatoni,nuk keni nevoj. Ne i përballojm edhe këtijë vendimi për të mirën e Kosovës e ju e keni për fushat politike!”

“Ku jeni kan bre para do viteve që e pagujshmi nji taks 20euro për 6 dit a qysh u kon, e tash po qitni lot krokodilli,nëse ty të pengon taksa për 5 euro nëse takoj nkufi ta paguj unë”

“Na u ka dhënë mundësia me vetëm 5 euro me e ndi kënaqësinë e të qenit qytetarë të Republikës së Kosovës, RKS you are the best!”

Related Articles

Back to top button