Lajme
Banorët në rrugën e Vranjës në Preshevë në hall me rrugën e prishur nga punimet
Banorëve në rrugën e Vranjës në Preshevë iu është vështirësuar lëvizja nëpër lagje për shkak të rrugës së dëmtuar nga punimet që po bëhen ne rregullimin e gypit kryesor që vie nga Zhunica te rezervuari i kroit të keq.
Vizitorët e Presheva.AL në redaksi kanë shkruar pakënaqësit e tyre dhe vështirësite që ata i hasin thuajse çdo ditë me muaj të tërë.
Gropat e shkaktuara në këtë rrugë banorëve po i shkaktojnë dëme nëpër vetura dhe ata nuk kanë rrugë alternative që të evitojnë lëvizjen nëpër punimet që po kryhen për përmirësimin e ujit të pijes për pjesën e epërme të qytetit të Preshevës.