Shqipëria i kërkon Serbisë të tërheq forcat e armatosura afër kufirit me Kosovën
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar e shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku mjetet të blinduara u vendosën pranë kufirit si dhe u dëgjon 2 zyra të regjistrimit të automjeteve.
Përmes një deklaratë për mediat, MEPJ dënon fuqishëm aktet vandal dhe bën thirrje që autorët e tyre të vendosen sa më shpejt përpara drejtësisë.
Gjithashtu, MEPJ kërkon nga Serbia që të tërheqë mjetet dhe forcat e armatosura dhe të mos nxisë tensione.
“Asgjë nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dëmtimin e pronës publike dhe mungesën e respektit ndaj ligjit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën thirrje që këta vandalë të sillen para drejtësisë.
Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Këto akte bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitetin në atë pjesë të rajonit.
Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për ç’tensionim të menjëhershëm të situatës”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.