Shqiprim Arifi flet për 100 ditëshin e Ardita Sinanit “ZERO VLERËSIM”
Lideri i opozites ne Presheve Shqiprim Arifi ka folur per 100 diteshin e pare te pushteti aktual qe po udheheq komunen e Presheves. Ai ne nje emision televiziv ka folur per 100 diteshin e ketij pushteti lokal te cilin e ka quajtur koalicion i imponuar.
“Mundemi me analizu nga perspektiva e opozites por mundemi me analizu edhe nga perspektiva e pese viteve te fundit qe kemi udhehequr komunen e Presheves, por mundemi me analizu edhe 12 vite me heret kur e kemi pasur pushtetin famekeq te PDSH-se, nga te gjitha perspektivat qysh do qofte qe e analizon e kemi nje pushtet aktual me performansen me te keqe te 30 viteve te fundit, nje performanse e cila jo vetem ne ekzekutiv shihet dhe verehet por edhe qartesohet edhe ne kuvend pra ne legjistlativ”
“Performansa e ketij pushteti lokal eshte nje performanse e cila ka rrjedhe si rezultat i zgjedhjeve te fundit e cila ka ndertuar nje koalicion te imponuar nga njeri tjetri nga te tjeret nga outsajderet si pershembull nga kompania Saba Bellça e cila ka qene e angazhuar ne ndertimin e ketij koalicion (LR-PDSH-PVD-UDSH) dhe nga ky koalicion i imponuar nuk mundesh me prit shume. Per kete arsye, jo vetem une por te gjithe ata qe kane objektivitet e shohin kete pushtet lokal fragjil te cilen e kemi thene qysh ne fillim te ndertimit te ketij koalicioni.”
Arifi ka zero vleresim per pushtetin e Ardita Sinanit.
“Dhe e shohim kete pushtet lokal qe ka performansen me te keqe dhe e shohim si ne legjistlativ dhe ekzekutiv kete gje e shohim ne menyre te perditshme por edhe ne seancat qe po behen, kshtu qe ZERO vleresim per kete” ka perfunduar Arifi.