Lajme

Shqiprim Arifi thotë se në kabinetin e Ardita Sinanit nuk dijnë as ta shkruajnë e as ta flasin gjuhën angleze

Shqiprim Arifi ka qene i ftuar ne emisionin televiziv ne te cilin ka folur per pushtetin aktual dhe per 100 diteshin e tij, qe sipas Arifit eshte performansa me e keqe qe ka pasur Presheve ne 30 vitet e fundit.

Arifi koalicionin mes LR-se, PDSH-se, PVD-se dhe UDSH-se e quajti koalicion i imponuar nga kompania private Saba Bellça.

Shqiprim Arifi gjate emisionit ka thene qe kabineti i kryetares Ardita Sinanit eshte i mbushur me njerez qe nuk jane profesionist dhe nuk e dijne as ta flasin e as ta shkruajne gjuhen angleze.

“Tash qytetaret e presheves e kane mundesine nga pozita qe ne jemi ne opozite me pa poziten e cila ka qene me heret ne opozite dhe qe ka ma shqip me thone kane rrejt ne menyre te panderprere dhe ne kete form i kane rrejt dhe i kane mashtru ne fakt i kane hutu qytetaret ne nje mase qe prap me ia dhene atyre voten” ka thene Arifi.

“Ne fakt tash e shohim qe ata as nuk kane haberin me te vogel per me punu as nuk kane profesionist aty, ata ne kabinet se pari anglishten nuk dijne askush as me artikulu as me shkruajte, nuk kane kurnjefar mardhenje me nderkombetaret, nuk kane ndertuar kurnjefar mardhenje te shendoshe strategjike me Republiken e Kosoves por edhe me Republiken e Shqiperise, udhetimi i pare zyrtarisht i Ardita Sinanit ka qene tek kryetari i Surdulices, pastaj me ate se bashku ka shkuar ne ministrin e arsimit” ka perfunduar Arifi.

Related Articles

Back to top button