Pini vetëm katër përbërës – forcon imunitetin në mënyrë natyrale
Eshtë sezon i ftohtë dhe gripi, prandaj bëhuni gati. Forconi imunitetin tuaj natyrshëm me këtë pije të fuqishme që mund të bëni në shtëpi.
Ju do të keni nevojë për katër përbërës, të cilët kanë veprim antimikrobik dhe përmbajnë një përqindje të lartë të vitaminave, mineraleve dhe ushqyesve të tjerë që nevojiten për të mbrojtur veten nga viruset dhe gripi.
Përveç kësaj, konsumimi i kësaj pije mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit dhe kolesterolit në gjak, dhe gjithashtu do të rrisë energjinë tuaj. Substancat antioksiduese të kësaj pije do të parandalojnë proceset inflamatore në trup dhe do të ndikojnë pozitivisht në mekanizmin mbrojtës të trupit.
Përbërësit: 2-3 qese çaj kamomili, 30 ml uthull molle, 30 ml lëng limoni të shtrydhur fllad, 1 lugë mjaltë shtëpi.
Përgatitja: Hidhni ujë të vluar mbi qeset e çajit të kamomilit dhe lërini të qëndrojnë për 5-10 minuta. Kullojeni çajin dhe shtoni uthull molle, lëng limoni dhe mjaltë. Përzieni pijen dhe lëreni të ftohet. Nëse dëshironi, mund të shtoni edhe xhenxhefil të freskët të copëtuar.